Rreth nesh

Historik i shkurtër

Që nga viti 1984 ne kemi zhvilluar, projektuar dhe instaluar zgjidhje efektive dhe efikase për ventilim në ndërtesa. Falë konceptit tonë të thjeshtë, mahnitës dhe me pak energji për ventilim, ne jemi shëndërruar në liderë të industrisë në këtë sektor dhe tashmë jemi të pranishëm në 30 vende. Ne kemi avancuar zgjidhjet tona krahas avancimit në ndërtesat hermetike, kështu që ne tani ofrojmë zgjidhje për ventilim të kontrolluar (DCV) të cilat janë me një kosto më të ulët, me efikasitet të lartë, me mirëmbajtje më pak të nevojshme, ndërkohë që sensorët tanë janë të garantuar për 30 vite.

Në aspektin e ventilimit, zhvendosja në ndërtesat hermetike ka një ndikim të madh në projektimin, ndërtimin, zotërimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës.
Si të minimizohen kostot afatgjata ?
Si të parandalohet kondensimi dhe myku ?
Si të reduktohet konsumi i energjisë ?
Si të rritet cilësia e ajrit dhe nivelet e rehatisë në ndërtesë për ata që e shfrytëzojnë atë ?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat Aereco mund t'iu përgjigjet.

about-us